AAK fillon pastrimin
Partia e Ramush Haradinajt, e cila një ditë më parë iu kishte dërguar selam “profiterëve” të partisë se do të përdorë fshesën për të gjithë ata që janë të përfshirë në reket e haraç, të martën ka nisur përjashtimin me tre anëtarë të saj të Degës së Kaçanikut.
AAK-ja largoi nga radhët e veta Hajdar Lokun, Kadri Krivanjeven dhe Lirie Qelin. Por, vetë të apostrofuarit kanë mohuar t’i ketë larguar partia, derisa kanë thanë se kanë braktisur AAK-në për t’iu bashkuar PDK-së./zeri/


