ARKATANA

AAK e PDK qeverisin për mrekulli në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lulzim Leci kryetar i AAK-së dega në Kamenicë tha për rajonipress se pavarësisht zhvillimeve në Prishtinë ai dhe Begzad Sinani po qeverisin për mrekulli në Kamenicë. Ne po bëjmë punë të mira për qytetin dhe qytetarët e Kamenicës. Madje jemi edhe model në Kosovë pasiqë në Kamenicë nuk ka situata konfliktuoze thotë Leci.

AAK e PDK nuk po kanë pengesa në nivelin lokal në Kamenicë për të zbatuar programet e tyre partiake dhe për të qeverisur me Kamenicën, raporton rajonipress.

Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet tha për rajonipress se deri tashti nuk kanë pasur asnjë telashe me ata të PDK-së, pavarësisht zhvillimeve të furishme që kanë ndodhur në Prishtinë. “Ne po qeverisim për mrekulli në Kamenicë dhe po bëjmë punë të mira për qytetin e qytetarin e Kamenicës. Madje jemi edhe model edhe për komunat e tjera të Kosovës meqë deri tashti nuk kemi pasur asnjë situatë konfliktuoze” tha Leci.

Fundamenti

Leci tha se koalicioni me PDK po ecë mirë. “Neve nuk varemi prej qendrës sepse e kemi një marrëveshje të mëhershme të cilën po e respektojmë. Koalicioni ka rezultate të prekshme dhe kemi krijuar një klimë të mirë. Drejtorët e AAK-së kanë hapësirë të mjaftueshme për të vepruar dhe po trajtohen korrekt nga partneri ynë” tha Leci.

Leci tha se edhe si subjekt politik AAK në Kamenicë është stabile derisa ka folur në superlativ për punën e Asamblesë komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.