RCCOLA

AAK do të protestojë, por nuk i bashkohet Vetëvendosjes për trazira në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar për protesta, pasiqë vlerëson se “kurrë nuk ka pasur më shumë arsye se sa sot që të protestohet”.Por AAK, lë të kuptohet se nuk do të jetë përkrah askujt që “do ta kallë Kosovën”.

“Kosova po shënon regres në të gjitha fushat dhe kjo kryesisht si pasojë e keqqeverisjes. Ne do të protestojmë sa herë që e vlerësomë të nevojshme, siç po bëjmë gjithë këto ditë, por jemi kundër kujtdo qoftë që në emër të kësaj ta kallë Kosovën”, thuhet në kumetesën e AAK-së

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje që prej para nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit, ka deklaruar se do të përdorë çdo mjet për ta ndalur krijimin e siç e quajnë ata “Zajednicës”.

Eco Higjiena

Zyrtarë të kësaj partie, kanë thënë se në Kosovë, vetëm lufta do të mungojë.

“Vetëvendosje do të merr veprimet më radikale që i kemi parë ndodnjëherë. Jo luftë, por çkado që është poshtë luftës. Do të ndodhë bllokimi i jetës private, bllokimi i jetës institucionale”, pati deklaruar kohë më parë, Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje./express/