AAK: Disponimi qytetarë, pavarësisht bindjeve politike, është që Rexhep Kadriu të udhëheqë Gjilanin

Gjilan – Kreu i AAK-s në Gjilan, Rexhep Kadriu, njëherit edhe kandidat për kryetar të Gjilanit, bashkë me bartësin e liste Ibish ibishin, Xhevat Demirin dhe Nazim Gagica ku këta janë kandidat për asamble komunale takoi strukturën e nëndegës II-t “Dheu i Bardhë” në Gjilan.
Kadriu në këtë takim mobilizues për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë, sepse janë në pyetje katër vjet qeverisje, dhe a do të kemi qeveri të mirëfilltë apo vazhdim i avazit të vjetër, kjo varet nga ne të gjithë sesa jemi të gatshëm të mbledhim, rrisim dhe ruajmë votën për AAK-n. “Ne nuk kemi dalë me lypë votë mashtrimi, sepse gjatë bashkëqeverisjes së kaluar në cilësinë e nënkryetarit të komunës, kam dëshmua të kundërtën. Kemi treguar se me punë e angazhim, sinqeritet e ndershmëri, mund të zhvillohet Gjilani dhe ti përmirësohet jeta e qytetarit”, tha Kadriu./rajonipress/