GRANDEMALL

AAK dhe NISMA presin që debati i 3 gushtit do t’i ndryshojë qëndrimet për Demarkacionin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

“Ne besojmë se ky debat do të rezultojë me vërtetimin e shqetësimeve tona se demarkacioni me Malin e zi, nuk është i saktë dhe është në dëm të Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Me datën 3 gusht pritet të mbahet debati rreth Demarkacionit me Malin e Zi në mes deputetëve dhe ekspertëve të demarkacionit.

Ndërsa pjesë e këtij debati pritet që të jenë edhe partitë opozitare , AAK dhe NISMA, të cilat e kanë kundërshtuar versionin parë të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kurse të pyetur nga Indeksonline dy partitë opozitare ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë debat.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Indeksonline se AAK do të marrë pjesë në këtë debat që pritet të rezultojë me vërtetimin e shqetësimeve të tyre për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne besojmë se ky debat do të rezultojë me vërtetimin e shqetësimeve tona se demarkacioni me Malin e zi, nuk është i saktë dhe është në dëm të Kosovës”, ka thënë Nitaj.

ARKATANA

Gjithashtu Nitaj, ka shtuar se pas këtij debati të ekspertëve beson se deputetët do të kenë argumente shtesë për të votuar kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Pas këtij debati të ekspertëve, besojmë se deputetët do të kenë argument shtesë për të votuar kundër marrëveshjes së demarkacionit, në mënyrë që ky proces të hyjë në një fazë të një zgjidhjeje të mirëfilltë”, ka shtuar Nitaj.

Ndërsa sekretari i partisë ‘Nisma për Kosovën’ Bilall Sherifi ka konfirmuar për Indeksonline pjesëmarrjen e liderit të tyre Fatmir Limaj dhe deputetëve të Nismës në debatin e organizuar me datën 3 gusht.

“Po, kryetari Limaj dhe deputetët e Nisma për Kosovën do te marrin pjese ne debatin e 3 gushtit”, ka thënë Sherifi.

Ndërsa i pyetur se çfarë presin si Nisma për Kosovën nga ky debat, Sherifi ka thënë se “presin që deputetët të binden se ky version i demarkacionit nuk duhet të votohet”.

“Nga ky bashkëbisedim i deputeteve me ekspertet, qe do te zhvillohet me 3 gusht, Nisma pret qe deputetet te binden se ky version i demarkacionit nuk duhet te votohet”, ka përfunduar Sherifi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.