UBT

AAK dhe NISMA kthehen në Kuvend për të diskutuar, jo për gaz lotsjellës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kthimi i demarkacionit në Kuvend të Kosovës, do ti kthejë në ulëset e tyre, pas disa muajsh, edhe deputetët e koalicionit AAK-NISMA. Ndryshe prej herëve të kaluara këta deputetët do të kthehen vetëm për diskutim e jo për gaz lotsjellës e dhunë.

AAK e NISMA kthehen në Kuvend të Kosovës kurdo që në rend të ditës të jetë çështja e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj.

“Deputet e AAK’se e NISMA’s do të marrin pjesë në debatin dhe argumentimin e kundërshtimeve të demarkacionit kurdo që kjo pikë të nxjerrët në rend të ditës”, tha Nitaj.

Ai sqaroi se deputetët e këtyre dy partive opozitare kthehen vetëm për të diskutuar në Kuvend dhe kanë hequr dorë nga dhuna – që muaj më parë për disa seanca rresht shfaqen bashkë me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Eco Higjiena

“Nuk ka gaz prej deputetëve të AAK’së e as të NISMA’s në Kuvend”, tha për Gazetën Express, Nitaj.

Për dallim nga deputetët e këtyre dy partive, ata të VV’së ka javë që janë kthyer në Kuvend.

Ndryshe, çështja e demarkacionit të hënën është raportuar se gjatë kësaj jave mund të procedohet në Kuvend nga Qeveria e Kryeministrit Isa Mustafa. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.