GRANDEMALL

AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

AAK dhe Nisma kërkojnë që të shpallen zgjedhjet e reja. Liderët e këtyre dy partive në një konferencë të përbashkët për media kanë thënë se Qeveria e Kosovës po tenton t’i trafikojë dy marrëveshjet, që sipas tyre janë të dëmshme për vendin.

“Ne si Nismë dhe AAK kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe të shpallim datën e zgjedhjeve dhe pastaj të flasim për këto dy tema. Kjo neglizhencë e ka dëmtuar Kosovën dhe po e dëmton procesin e liberalizimit. Rruga dhe tendenca për të kaluar përmes trafikimit dhe presionit ndaj deputetëve ka vetëm pasoja, andaj kërkojmë të ndalohet çfarëdo tentative për t’i kontrabaduar këto marrëveshje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Limaj.

ARKATANA

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se duhet që të ndërpritet kjo gjendje dhe të vendoset për zgjedhje.

“Jemi të shqetësuar se në rast se insistohet për trafikimin e këtyre marrëveshjeve do të thellohet kriza në vend. Po kërkojmë nga koalicioni të mos shkoj kësaj rruge dhe të kthej pamjet e krizës. Situata është serioze. Duhet t’i gjejmë një dalje këtyre marrëveshjeve ajo është shkuarja në zgjedhje. Situata bëhet shumë ë komplikume nëse insistohet këto marrëveshje të kalohen me trafikim. Është momenti me kërku dalje jo kthim në gjendjen e mëhershme. Shqetësimi për këto tema nuk është vetëm i opozitës, por dhe i qytetarëve”, tha Haradinaj./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.