Fundamenti

AAK: Bukoviku dhe Capari i bashkohet fitores së Rexhep Kadriut

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ne kemi vullnet të punojmë me qytetarë, kemi vullnet t`i dëgjojmë hallet e tyre dhe të gjejmë zgjidhje. Qytetarët sot nuk kërkojnë vetëm rrugë të asfaltuara, rregullim të kanalizimeve , por kërkojnë që të zgjidhen edhe probleme më të mëdha jetësorë, si çështja e banimit, punësimit , çështje këto të cilat do t`i zgjidhë Aleanca. Prandaj, unë premtojë se bashkë me të gjithë strukturën e Aleancës, siç kemi punuar deri më sot, do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, ka thënë Rexhep Kadriu.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, ka vazhduar tubimet e saj me nëndegë, në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013.

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili dhe ekipin e fitores, kanë qëndruar në fshatin Bukovik, me ç’rast janë pritur nga një numër i simpatizantëve dhe banorëe atje.

Selami Xhemaili, bartës i listës së AAK-së ka thënë po shihet një atmosferë ndryshe në skenën politike kësaj here, duke u nisur edhe me ndërhyrjet që pushteti aktual po i bënë së fundi në raport me projektet e Aleancës.

“Përparësia jonë është që ne po funksionojmë mirë duke gëzuar unitet të brendshëm dhe stabilitet, në veçanti sa i përket listës zgjedhore. Ne si Aleancë ofrojmë profile të ndryshme të kandidatëve, prandaj them se ndryshimi po vjen me punë dhe me fitoren e Rexhep Kadriut dhe Aleancës më 3 nëntor”, ka thënë Xhemaili.

Uji Dea

Para të pranishmëve ka folur edhe koordinatori i asaj ane dhe njëherit kandidat për këshilltar komunal Fadil Ramadani, i cili ka thënë se beson në punën e Rexhep Kadriut dhe se nuk kemi më kohë për të humbur . Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Bukovikut dhe Caparit, që t’ia besojnë votën numrit 62 dhe tu mundësohet që të vazhdojnë me punë dhe me projekte.

Ndërkaq, kryetari Kadriu, ka folur për angazhimin e tij më shumë se 6 mujor dhe për projektet e realizuara deri më tani.

“Ne kemi vullnet të punojmë me qytetarë, kemi vullnet t`i dëgjojmë hallet e tyre dhe të gjejmë zgjidhje. Qytetarët sot nuk kërkojnë vetëm rrugë të asfaltuara, rregullim të kanalizimeve , por kërkojnë që të zgjidhen edhe probleme më të mëdha jetësorë, si çështja e banimit, punësimit , çështje këto të cilat do t`i zgjidhë Aleanca. Prandaj, unë premtojë se bashkë me të gjithë strukturën e Aleancës, siç kemi punuar deri më sot, do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 62, nëse duan që vërtetë të shohin ndryshime duke u nisur pikërisht nga vendi i tyre thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/