AAK beson në partneritetin me LDK-n, rrjedhimisht me kryetarin Haziri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka takuar sot strukturat e saj nga të gjitha nivelet e organizimit për tu mobilizuar për zgjedhjet përkatësisht balotazhin e 14 nëntorit në Gjilan.

Përveç strukturave të AAK-së, në takim mori pjesë edhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, kandidaturë kjo të cilën AAK do ta mbështes unanimisht në balotazh.

Eco Higjiena

AAK beson në partneritetin me LDK-n, rrjedhimisht me kryetarin Haziri, ndërsa si dëshmi për këtë e ka bashkëqeverisjen gjatë dy mandateve në nivel lokal.

AAK fton të gjithë anëtarësinë e saj për mobilizim dhe masivisht të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin kandidatin tanimë të përbashkët në balotazh, Lutfi Haziri.
Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan!