Eko Higjiena

AAK: Ardita Ukshini ka vepruar në kundërshtim me vendimet e partisë, lirohet nga të gjitha funksionet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare thuhet në komunikatën e AAK-së dega në Gjilan.

Komunikata e plotë:

Fundamenti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan pas analizimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:
Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.
Arsyetim:
Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare.
Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan!