UBT

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Veprimi i deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Selimi –Mehmeti e cila në të mërkurën nuk e votoi Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, sipas politologut Avdi Smajljaj tregon një çarje brenda grupit parlamentar të VV-së pjesë e të cilit është edhe partia Guxo.

Selimi në arsyetimin për mosvotim të Gërvallës ka përmendur një deklaratë të dhënë nga ministrja aktuale në detyrë e Punëve të Jashtme, për Rexhep Selimin.Por, Smajljaj ka thënë se veprimi i Shqipe Selimit nuk duket parimor, pasi ajo ka votuar Qeverinë Kurti2, ku Gërvalla kishte pozitën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme.

“Tregon një çarje brenda vet Vetëvendosjes, megjithatë znj. Selimi ka qenë njëra prej votuesve të kabinetit qeveritar kur znj.Gërvalla ka marrë pozitën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme pas deklaratave të bëra. Në këtë moment nuk duket tërësisht parimore ose selektive në kuptimin e reagimit ndaj deklaratave të tilla. Ndoshta do duhej partia ta menaxhonte sepse kjo tregon se ka një lloj polarizimi, çarje brenda vet grupit”, ka vlerësuar ai në Tëvë1.

Eco Higjiena

E për njohësin e çështjeve politike, Selam Shkodra, veprimi i Selimi ka qenë i pritshëm.

Por ai ka shprehur habinë se si Selimi e Gërvalla nuk e kanë sqaruar këtë gjë pas kaq vitesh në bashkëqeverisje.

Si nuk ka arritën me sqaru këtë znj, Gërvalla me znj. Shqipe Selimi – Mehmeti për kaq vite bashkë dhe e dyta, si subjekti politik s’ka arritur me menaxhua situatën politike, së paku më i thënë znj. Selimi të mos jesh prezentë në sallë se kanë ditë që s’kalon”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.