ARKATANA

A shkakton ngrënia në këmbë dhembje stomaku?

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Teksa jeta bëhet gjithnjë e më e shpejtë dhe shumë prej nesh po mjaftohen vetëm me një kafshatë të ngrënë nxitimthi, lind dyshimi nëse ngrënia në këmbë ka efekte anësore.

Po na mbetet gjithnjë e më pak kohë për të ngrënë në ditët e sotme. Të hash në këmbë është bërë një zakon në të gjitha vendet e botës. Dispepsia ose dhembja e stomakut, është një ndjenjë e fortë dhembjeje në pjesën e sipërme të stomakut, që ndodh të prekë personat që hanë në këmbë.

Mirëserdhët në botën e atyre që hanë shpejt, ku do të zbuloni problemet e tyre me tretjen. Sipas një studimi të ri fëmijët, që hanë të njëjtin ushqim si prindërit, janë më të shëndetshëm. Tradita e shprehjes “vakti i drekës” po shuhet ngadalë në të gjithë botën, madje edhe në Francë, ku ka ekzistuar prej kohësh ngrënia në grup.

Secili po rrëmben nga një kafshatë dhe po sulet në punët e tij, pa menduar gjatë për pasojat.

Gjithnjë është menduar se dhembja e lehtë, që na shkaktohet pas ngrënies dhe lëvizjes së menjëhershme tregon për ndonjë ndërlikim shëndetësor, por shkencëtarët thonë të kundërtën.

Dispepsia është më shumë e lidhur me stilin e jetës si duhani, kafeja, alkooli, ngrënia e ushqimeve të dëmshme, stresi dhe me mënyrën sesi flemë, por në këtë listë të gjatë nuk përfshihet ngrënia e ushqimit në këmbë.

Në fakt doktorët këshillojnë të kundërtën, për të shpëtuar nga dhembja e shkaktuar prej acidit, që kthehet pas në ezofag. Kjo është një nga dobitë e gravitetit. Qëndrimi në këmbë gjatë ose pas ngrënies, ndihmon ruajtjen e acidit në stomak dhe jo ngritjen e tij lart, në ezofag. Për këtë arsye, shumë pacientëve që vuajnë nga kjo gjendje, u këshillohet që ta mbajnë kokën pak më lart teksa flenë.

Por kjo nuk është e gjitha, ngrënia në këmbë ka edhe problemet e saj. Teksa qëndrojmë në këmbë, priremi t’i bëjmë gjërat shpejt. Kjo është arsyeja përse kompanitë bashkëkohore instalojnë tavolina gjysmë të larta, ku njerëzit qëndrojnë në këmbë. Sipas studimeve, takimet e zhvilluara ulur zgjasin rreth 34 për qind më gjatë se ato të mbajtura në këmbë.

ARKATANA

Pra, një pasojë negative e ngrënies në këmbë, është shpejtësia me të cilën ju prireni të konsumoni ushqimin. Kjo ndodh për shkakun e cilësuar më lart, të mungesës së karrigeve, që do t’ju mundësonin një ngrënie të ngadaltë dhe shpërqendrim më të madh.

Ekzistojnë shumë pak studime, që janë marrë me shpejtësinë e ngrënies së ushqimit, ndoshta sepse është e vështirë të përgjithësosh këtë kohë, që secili e kalon në mënyrë private.

Një studim i vitit 1994 kërkoi mbi shpejtësinë e të ngrënit përmes një vëzhgimi të kryer mbi zakonet e ushqimit. U zbulua se shpejtësia nuk kishte asnjë lidhje me dhembjet e stomakut. Një tjetër studim i vitit 2010 e përforcoi këtë gjetje, por duke theksuar se mbetet në dorë të secilit të gjykojë mbi shpejtësinë, me të cilën duhet të ushqehet.

Ky problem u vëzhgua më afër në Korenë e Jugut, ku studiuesit investiguan një grup rekrutësh infermierë të Akademisë Ushtarake. Regjimi ditor ishte i njëjtë për të gjithë, ata zgjoheshin, hanin dhe më pas kryenin ushtrime, pra ishin njerëzit e duhur për t’i dhënë një përgjigje të saktë pyetjes “A ndikon shpejtësia e ngrënies në dhembjet e stomakut?”.

E vetmja kohë që secili prej rekrutëve e shpenzonte pak më ndryshe se të tjerët, ishte ajo e ngrënies. Pas një analize të hollësishme, u zbulua se shpejtësia e ngrënies tek të gjithë të testuarit, ndikonte shumë pak, thuajse aspak, mbi dispepsinë ose dhimbjet e stomakut.

Rekordin Botëror Guinness për ngrënien më të shpejtë e mban një amerikan, i cili është në gjendje të hajë një picë me diametër 30 centimetra për 41.31 sekonda.

Një tjetër rekord është ai i një japonezi, Takeru Kobayashi, i cili mund të hajë 58 salsiçe për 10 minuta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.