Fundamenti

“A.R. KATANA”, nder dhe privilegj që autostrada të mbajë emrin e heroit të kombit Agim Ramadani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Muhamet Ajrullahu është pronar i kompanisë më kredibile në rajon “A.R.KATANA”, kompani kjo që e mbanë me shumë respekt emrin e Agim Ramadanit. Ai ka falënderuar të gjithë asamblesitët gjilanas që votuan unanimisht për emërtimin e autostradës me emrin e Agim Ramadanit.

Muhamet Ajrulalhu ndihet i lumtur që po bëhet realitet dëshira që emri i Agim Ramadanit të ngulitet në vendet më me peshë dhe më të frekuentuara siç është edhe autostrada. “Agimi ka luftuar për këta kufij të Kosovës dhe s`ka më mirë se një autostradë siç është ajo Gjilan – Dheu i Bardhë” të emërtohet me emrin e heroit tonë të madhe e të çmuar Agim Ramadani”.

RCCOLA

Muhamet Ajrullahu thotë se Agim Ramadani është i të gjithëve dhe jam tejet falënderues që kam marrë qindra mesazhe vetëm ditën e aprovimit të emrit të tij të autostradës. “Kjo flet shumë dhe kjo tregon se Agim Ramadani është i dashur në zemrat e popullit dhe për mua si pjesë e familjes së afërt është një motiv që edhe më shumë dhe më fort ta avancojë heroizmin e Agimit dhe jam i sigurt se me punë do të arrijmë të gjitha”.

“Në emrin tim personal dhe të Familjes Agim Ramadani falënderoj të gjithë Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, që unanimisht propozuan që Autostrada, Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” të emërohet me Emrin e Heroit të Kombit “Agim Ramadani” ka shkruar Muhamet Ajrullahu./rajonipress/