Uji Dea

“A.R.KATANA” do ta bëjë Gjilanin me shtëpi të Bardhë e Moderne

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjiganti i ndërtimeve “AR. KATANA” që përfaqësohet nga biznesmeni i suksesshëm Muhamet Ajrullahu tashmë ka nënshkruar kontratat me mbi 30 pronar fizik e juridik të Shtëpisë së Mallrave dhe së shpejti pritet të nis ndërtimi i kompleksit të quajtur “Shtëpia e Bardhë” , që do të ketë mbi 18 kate, ku parashihet të ketë afarizëm, banim kolektiv dhe kate nëntokësore. Për të gjitha synimet, idetë, çështjen e punësimit dhe modelin e kësaj ndërtese gjigante flet Muhamet Ajrullahu investitori i vetëm në këtë objekt, që njihet edhe si emblemë e qytetit të Gjilanit.

Shtëpia e Mallrave është njëra nga tri pikat kyçe dhe emblematike të Gjilanit, pas Soliterit dhe Hotelit “Kristal”. Pas luftës e privatizuar nga shumë pronar, kjo ndërtesë nuk arriti ta luaj rolin e saj meqë, kishte telashe në menaxhimin e saj.

Tani ky objekt shumë shpejt do të marrë një pamje krejtësisht tjetër dhe do të quhet ndryshe edhe si “Shtëpia e Bardhë” e Gjilanit.

Pronari i kompanisë gjigante të ndërtimeve të larta Muhamet Ajrullahu flet për investimet në këtë objekt dhe për idenë pse zgjodhi pikërisht këtë ndërtesë dhe këtë objekt për ta kthyer në normalitet.

“E kam zgjedhur Shtëpinë e Mallrave” sepse gjendja e këtij objekti ishte e mjerueshme. Çdo vizitor i thjeshtë që zbarkon në Gjilan, në sy i bije ky objekt sepse është emblematik. Shpresoj që shumë shpejt të fillojmë punën, meqë tanimë kemi arritur të kryejmë pjesën dërmuese të kontratave me pronarët fizik dhe juridik që janë mbi 30 veta” sqaron Ajrullahu.

Ajrullahgu tha se ky proces ka qenë i gjatë dhe sfidues, por tashmë gjithçka është në rregull dhe jemi të gatshëm për ta nisur ndërtesën, që do të ketë hiq më pak se 20 kate. Objekti do të ketë dy kate nëntokësore, 3 deri në 5 kate do të jetë për afarizëm, 10 deri 12 kate do të ketë banim kolektiv” shtoi Ajrullahu.

Meqë kjo është Zonë e veçantë edhe ndërtimi në këtë objekt do të jetë i veçantë dhe atraktivë e me shumë përsosmëri mendon Ajrullahu.

Ajrullahu mendon se punët mund të kryhen në një afat tre vjeçar, derisa pritet të punësojnë nga 500 deri 1200 persona.

Uji Dea

“Jemi kompani profesionale që bazohemi në traditë dhe saktësi. Gjithçka do të jetë e paraparë me kohë reale dhe gjithçka deri në finesat e fundit do t`i kushtohet përsosmërisë profesionale” tha Ajrullahu.

Objekti parashihet të ketë mbi 10 deri 15 mijë metra katror afarizëm, derisa risi do të jenë brendet evropiane dhe botërore, kurse një esencë tjetër kryesore mbetet eliminimi i shumë kostove për të shtuar investimet jashtë Gjilanit.

Banesat kolektive gjithashtu parashihet të jenë moderne me standarde evropiane dhe me shije duke u bazuar në kriteret urbanistike, ekologjike, me shumë hapësira gjelbëruese, kënde e lojëra për fëmijë, parkingje nëntokësore, dhe me një fasadë të paparë dhe unike etj.

Ajrullahu tha se që nga fillimi i punës në Gjilan kompania e tij është bazuar në cilësi, vlera dhe në punime profesionale.”Ne jemi të saktë, të sinqertë, të besueshëm tek klientët dhe vazhdimisht mundohemi që të jemi afër tyre më dhe nevojave që ata parashtrojnë” shprehet Ajrullahu.

Ajrullahu shprehet se kualiteti që ata përdorin është i lartë sepse materiali ndërtimor është i kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane. Gjiganti ndërtimor ka menduar edhe për rreziqet sizmike.”Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistentë mjaftueshëm ndaj fenomeneve sizmike, derisa çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën dhe që shërbejnë për ruajtjen e privatësisë”.

Ajo çka e veçon në fakt kompaninë që e udhëheq Muhamet Ajrullahu është investimi në infrastrukturën e dorës së parë. “Posedojmë ashensor dhe gjenerator të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast se ndalet energjia elektrike. Banesat kanë izolim me fasadë kualitative, të sigurt dhe të qëndrueshme, dritare gjermane, sistem gjerman i instalimeve elektrike, kyçje më të mirë të mundshme të ujësjellësit” sqaron Ajrullahu.

Sipas, Ajrullahut banesat e kompleksit “AR – KATANA” posedojnë edhe oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.”Ne vazhdimisht mendojmë për nevojat dhe kërkesat që mund të kenë klientët tanë.”Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore dhe kemi mbi 1 hektar hapësirë të gjelbërtë, park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë, garazha nëntokësore, vendparkime, kabllovik, internet dhe internon” shtoj Ajrullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.