Fundamenti

A po vdes ëndrra për Gjilanin Evropian?

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Për shumë vite Gjilani ka garuar në nivel vendi për kah pastërtia, infrastruktura, gjelbërimi, lulet e bukura dhe qetësia e siguria që ka mbizotëruar. Por ka dy vite që Gjilani po kundërmon tmerrshëm dhe po ka mungesë ekstreme të ujit. Këto dy elemente ia humbin Gjilanit çdo ëndërr për të vazhduar tutje në garën e “Gjilanit Evropian”.

Për shkak të thatësisë së madhe qyteti i Gjilanit rrezikohet seriozisht për mungesë ekstreme të ujit. Gjilanit po i vdes ëndrra për të qen qytet me stil evropian dhe infrastrukturë evropiane.

Aktualisht e kemi një kundërmim të tmerrshëm në shumicën e qytetit të Gjilanit. Një situatë e rëndë ekziston në fshatrat Malishevë, Uglar, Pograxhë. Aty edhe me veturë nëse kalon duhet ta mbyllësh gojën, për shkak të erës së rëndë kundërmuese.

Uji Dea

Lutfi Haziri dhe stafi i tij aspak nuk duhet të ndihen komod e të krekosen për punët e “hajrit” . Urgjentisht Gjilani duhet të investojë në eliminimin e ujërave të zeza dhe krijimin e puseve alternative për ta bërë të mundur furnizimin normal me ujë të pijshëm.

Nëse shkon në lagjet e qytetit të vetmin muhabet nëpër familjet e tyre e ke ujin.”A kemi ujë për sot, a ndalet uji dhe kur” e muhabete të tilla të ngjashme.

Kjo situatë tejet ekstreme dhe e rëndë, nuk është alarm vetëm për qeverisjen komunale, por për të gjithë shoqërinë gjilanase, por ekipi i Lutfi Hazirit nuk duhet të flejë e as pushojë natë e ditë për të ofruar një zgjidhje për këto dy situata ekstreme, në të kundërtën qytetarët do të revoltohen në ekstrem për këtë mjerim ekzistues. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.