ARKATANA

A po rrëshqet shteti në diktaturë?

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Beteja politike nën hijen e dhunës qeveritare. Pushteti po e persekuton opozitën

“Ne e dimë që arrestimet e bëra së fundmi në bllokun opozitar janë arrestime politike dhe më shumë tentohet të bëhet shou-mediatik, mirëpo opozita duhet të reflektojë më e pjekur karshi institucioneve dhe karshi partnerëve ndërkombëtarë”, tha analisti Albrim Badallaj për “Kosova Sot”

UBT

Përveç përfaqësuesve të partive politike opozitare, të cilët në vazhdimësi janë duke denoncuar pushtetin se i ka instrumentalizuar politikisht të gjitha segmentet e institucioneve të sundimit të ligjit dhe po i përdorë ato kundër opozitës së bashkuar, për ta shpallur këtë aleancë politike si forcë ekstremiste dhe për ta shtypur e dekurajuar atë deri në një neutralizim të plotë të veprimit politik, këtë dyshim e ngritin edhe analistët politikë.

Ata theksojnë se derisa për rastet e shumta kriminale të oligarkëve të lidhur me partitë në pushtet vjetërsohen rastet nëpër Gjykata, vetëm disa incidente miniaturale të opozitës po bëhen shfaqje të mëdha teatrale dhe me pretendime për gjykime bombastike. Analistët theksojnë se presioni i institucioneve të drejtësisë së politizuar duhet ta mobilizojë akoma më shumë opozitën e bashkuar dhe të mos e dekurajon atë në qëllimin fisnik për mbrojtje të interesit të përgjithshëm dhe dekriminalizim të këtij pushteti nëpërmes detyrimit për të dorëzuar pushtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni. “Pushteti po përdor të gjithë mekanizmat për ta shtypur opozitën”, tha analisti Ali Hertica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.