A po rikthehet Argjentina Ramosaj?

Ka filluar për së mbari punën në karrierën muzikore dhe për një kohë të shkurtër arriti të radhitet tek emrat më të denjë të skenës sonë. Është kjo Argjentina Ramosaj e cila tash e sa kohë pa shpjegim i është larguar skenës.
Ndonëse ka kohë që nuk po vjen me ndonjë projekt ët ri, duket se po vijnë shenja se Argjentina është duke përgatitur diçka. Kjo duke u bazuar në faqen zyrtare të produksionit ‘Threedots’ në krye me Flori Mumajesin, të cilët kishin shkruar, ‘Argjentina…’, pranë një fotoje të këngëtares.
Edhe pse nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë, këngëtarja shihet në një ambient artistik që të lë të mendosh se është nën xhirime të ndonjë videoklipi të ri. E kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga fansat e saj të cilët në numër të madh presin rikthimin e saj.