Fundamenti

A po ofrojnë programet e tyre partitë politike, gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë?!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Sami Arifi – Partitë politike leje që së ofrojnë programet e tyre zhvillimore për vendin, për qeverisjen katër vjeçare të cilat “kinse” do të bëjnë zhvillimin e Kosovës, por ato (partitë politike) vazhdojnë “Arenën e Përplasjeve” në mes tyre, duke vazhduar me avazin e vjetër përmes sharjeve, inskenimeve, shpifjeve e mallkimeve në mes veti, që më shumë gjëra të ndotura nuk mund t’i bëjnë as armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar…

Partitë politike gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë nuk kanë fare në mendje për t’i ofruar qytetarit në programet e tyre; si mund të bëhet siguria e qytetarit të RK-së, si mund të vazhdohet shtrirja funksionale, ligjore në tërë Republikën e Kosovës, si mund të ketë një mirëqenie më të mirë qytetari i Kosovës, si mund të ketë punësim qytetari në Republikën e Kosovës, si mund të ketë arsimi një nivel më të duhur të prurjeve cilësore, si mund të funksionojnë me menagjim më të mirë resurset e pasurisë së nëntokës që i posedon RK-së,

si mund të favorizohet për funksionim në shtrirje ligjore RK-së, pa i ftoh raportet me miqtë tanë ndërkombëtar, e shumë gjëra tjera të cilat partitë politike duheshin t’i shpalosin në programet e tyre…

Partitë politike po zgjedhin urrejtjen në mes tyre duke e ndërsyer edhe popullin ta urrejnë njeri tjetrin, sepse sigurisht ata janë simpatizantë të kësaj apo asaj partie gjatë fushatës zgjedhore të sharjeve, shpifjeve, inskenimeve, mallkimeve në të ashtuquajturën “Arenën e Përplasjeve” që besoj se nuk mundë ta bëjnë as armiqtë një gjë aq përçarëse në popull sa këta ia bëjnë popullit të vetë, që nga ky popull “madje” marrin para të jashtëligjshme.

Hidromorava

Veprimet e këtilla të partive politike çojnë ujtë në mullirinë e Serbisë siç thotë fjala urtë e popullit: “Përçaj e sundo”, kjo i konvenon Serbisë duke u përçarë shqiptarët në mes vete Serbia të hyjë “madje” edhe brenda në Parlamentin e RK-së përmes përçarës të shqiptarëve dhe elementit serbë…

Popull i nderuar përcillne me vëmendje fushatën zgjedhore, ajo parti që bënë sharje, shpifje pa argumente, denigrime të paarsyeshme, kërcënime e një partie ndaj partisë tjetrës, gjeste vandaliste e të tjera mos e votoni, sepse ju popull i nderuar jeni ata që zgjidhni me votën e juaj, ju jeni ata që përmes votës së juaj i bëni legjitime organet shtetërore.

Zgjidhni ata që ofrojnë programe zhvillimore për Kosovën, jo ata që ofrojnë trimërinë e egërsisë shtazarake… Urojë që RK-së të ketë institucione që punojnë për popullin në mënyrën më të mirë të mundshme…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.