RCCOLA

A po ndryshon qëndrimi i LDK-së?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mendon se reforma zgjedhore është afër përfundimit, duke mbetur si çështje e hapur vetëm përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vazhdimi i mandateve për komunitetet në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse për këtë çështjen e dytë, LDK-ja ka qenë kundër kësaj, lideri i saj, Isa Mustafa ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm, por ka thënë se kjo çështje do të vazhdoj të diskutohet në partinë e tij dhe do të merren vendimet që janë në interes të vendit.

I pari i LDK-së është shprehur optimist për harmonizimin e qëndrimeve, sa i përket reformës zgjedhore, raporton KP. Por sipas tij përbërja e KQZ-së dhe vazhdimi i mandateve për komunitetet ka mbetur ende të diskutohet, pasi që ka qëndrime të ndryshme.

Fundamenti

Mustafa thotë që nuk ka arsye që të vazhdohet mandati vendeve të rezervuara, por sipas tij ka opinione se pas marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdohet mandati këtyre vendeve me qëllim të integrimit të atyre serbëve në institucionet e Kosovës.

“Ne nuk shohim arsye sepse ne konsiderojmë që pakoja e Ahtisarit do të konsumohet në këtë mandat dhe gjitha obligimet tona që mbeten me vendet e rezervuara do të përfundojnë me këtë mandat. Ekzistojnë po ashtu opinione se tani me marrëveshjen e re për shkak të integrimit të serbëve në veri të vendit dhe hapjes së mundësive të tregimit të një afërsie tonë me atë që duhet të sigurohen këto vende edhe në të ardhmen për një apo dy mandate, por është çështje që duhet të diskutohet, sepse LDK-ja ka qenë me mendimin që e kemi dhënë deri më tani. Natyrisht ne do të diskutojmë këtë edhe më tutje këtë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do të marrim vendime i cili është në interes të vendit”, ka theksuar Mustafa.

Liderët në takimin e fundit për reformën zgjedhore janë marr vesh për një zonë zgjedhore, për lista të hapura, për shkurtimin e fushatës parazgjedhore në 15 ditë. Gjithashtu për afrim të qëndrimeve edhe sa i përket pragut zgjedhor, ku është caktuar që pragu për partitë të jetë 5 % dhe 2.5 % të jetë për kandidatët e pavarur. /Telegrafi/