Eko Higjiena

A po ndryshon qëndrim Haradinaj: Jemi për Asociacionin, por të jetë në përputhje me planin Ahtisaari

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se opozita nuk ka rrugë tjetër pos pamundësimit të futjes në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin, pasi nëse këto marrëveshje fillojnë të zbatohen, Kosova nuk mund t`i shfuqizojë ato.

Sipas tij, Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet të korrigjojë gabimin e tij.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk është kundër serbëve, por Asociacioni duhet të jetë në përputhje me planin Ahtisaari.

Më poshtë mund të lexoni një shkrim të Haradinajt dërguar medieve:

Haradinaj: Mos e lejoni defunksionalizimin e shtetit të Kosovës

Opozita nuk ka asnjë rrugë përpos që ta pamundësojë futjen në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin. Nëse këto marrëveshje hyjnë në zbatim tani, atëherë Kosova nuk më nuk do të ketë fuqi as t’i korrigjojë e as t’i shfuqizojë ato.

Uji Dea

Ne, si Opozitë, nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë, që kushdoqoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës.

Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe t’i rishikojnë këto marrëveshje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës. Cdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme.

Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi.

Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jasht saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme.

/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.