Eko Higjiena

A po mundohet Ramush Haradinaj ta ngjallë AAK në Gjilan, e cila është shumë pasive

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Që nga largimi i Rexhep Kadriut nga pozita e kryetarit të degës, dhe Agim Zuzakut, AAK në Gjilan vetëm ka vetë numëruar. Ky subjekt politik nëse nuk ngjallet brenda saj, ka gjasa që në zgjedhjet lokale të del shumë zbehtë. Ramush Haradinaj ka thënë se Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye të rreshtohet me Aleancën sepse ishte në prioritetet zhvillimore të agjendës së investimeve të qeverisjes sonë.

Dega e AAK-së në Gjilan po kalon në një krizë shumë serioze pas largimit të Rexhep Kadriut dhe Agim Zuzakut. Zhvillimet në këtë subjekt politik janë të zbehta dhe pa asnjë ndikim në jetën politike në Gjilan.

Megjithatë Ramush Haradinaj të enjtën u mundua tu jap guxim e kurajo degës së AAK-së në Gjilan.

Mobi Casa

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt

Anamorava si rajon me Gjilanin në qendër, gjithmonë është shikuar nga partitë e tjera vetëm si ishull votash. Por, qytetarët e Gjilanit, janë dëshmitarë të mosrealizimit të premtimeve, që tradicionalisht ishin me bollëk nga të gjitha partitë politike që fituan votën e tyre.
Ne vizitën e sotme në Gjilan, takova gratë aktiviste të Aleancës dhe u informova me përgatitjet e tyre për zgjedhjet e ardhshme komunale.
Gjithashtu, kam vizituar familjen Ukshini, për të ndarë dhembjen me ta, pas ndarjes nga jeta në moshë shumë të re të birit të tyre Drenit.
Në fund të vizitës, kemi shijuar bashkërisht iftarin me strukturat e degës së Aleancës në Gjilan.
Aleanca ka hyrë në një dinamikë të re të punës në këtë rajon. Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye të rreshtohet me Aleancën sepse ishte në prioritetet zhvillimore të agjendës së investimeve të qeverisjes sonë. Andaj, ne faqebardhë kërkojmë shtrirjen dhe përkrahjen nga ky rajon, i cili i përjetoi në praktikë kujdesin që treguam për të, edhe pa dhënë premtime paraprake.