RCCOLA

A po kthehen reduktimet në Kosovë? KEDS lëshon një apel

/ 2 minuta lexim

KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç thuhet në njoftim, kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h.

Më tutje KEDS njofton se mbingarkesat janë paraqitur në disa zona sidomos në Ferizaj, raporton Indeksonline.


“Apel për kursim, KEDS njofton që kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h. Në kēto rrethana të motit ekstrem, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht, në mënyrë që të evitohen mbingarkesat që veçse janë paraqitur në disa zona sidomos në Ferizaj. Kursimi më i madh arrihet përmes formave alternative të ngrohjes aty ku ka mundësi dhe përshtatjes së termostateve në 19C aty ku nuk ka mundësi të përdoren format alternative”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Në anën tjetër, dje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli apeloi që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike, njëherit duke dalë me disa këshilla.

“Të dashur qytetarë,Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim. Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike. Shkyçni dritat e panevojshme, Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00, Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00, Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00, Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, tha Rizvanolli.