A po kërkon Rexhep Qosja përmbysjen e pushtetit me revolucion?
Akademiku, Rexhep Qosja, sot në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një pjesë fjalimi të një shkrimtari dhe politikani francez të shekullit 18, i cili flet për katandisjen e pushtetit në korrupsion dhe pandershmëri.Qosja duke cituar francezin Alfons de Lamartin, thotë se në qoftë se lejohet që pandershmëria e pushtetit shtetëror të poshtërojë kombin, ai pushtetit të jeni të sigurt se do të përmbyset, transmeton lajmi.net.
Duhet theksuar gjithashtu, se Qosja, revolucionet i ka goxha për qejfi. Ai edhe trazirat e vitit 1997, ku Shqipëria gati sa nuk u shkatërrua e tëra, i kishte quajtur “Revolucion i vonuar demokratik”.
Postimi i plotë i akademik Qosjes:
Në qoftë se arrin që prej një kombi qytetarësh të bëjë shoqëri të turpshme gënjeshtarësh; në qoftë se e bën atdheun të skuqet për shkak të këqijave zyrtare; në qoftë se lejon që të fundosemi në tragjedi të vërteta të korrupsionit; në qoftë se lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit – ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet, si ai i vitit 1789, po në kurthin e vet. Dhe, meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundërrevolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe revolucionin e përbuzjes.
Alfons de Lamartin
HIJET SILLEN MIDIS NESH!


