RCCOLA

A po ia shuan Jahjaga ëndrrën presidenciale Thaçit?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja Atifete Jajaga tha se mandati i Presidentit aktual të Kosovës është deri në muajin prill të vitit 2016 dhe se në marrëveshjen e arritur në zyrën e saj në mes të PDK’së dhe LDK’së nuk ishin përmendur emra për këtë post.

Pas ngjarjes së para dy ditëve Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga ka kërkuar vigjilencë më të madhe nga institucionet e sigurisë. Në një intervistë për RTK ajo tha se duhet bashkëpunim rajonal për të parandaluar akte të tilla.

Presidentja e Republikës së Kosovës ka kërkuar vigjilencë të shtuar nga institucionet e sigurisë në vend ndërsa i ka ftuar qytetarët që çfarëdo informate lidhur me rastin e gjetjes së eksplozivit ta ndajnë me policinë e Kosovës dhe organet e tjera të sigurisë në vend.

Ndërkohë Jahjaga tha se në marrëveshjen e arritur në zyrën e saj në mes të PDK’së dhe LDK’së nuk janë dhënë emra se kush do të marrë postin e Presidentit më 2016.

‘E para është që marrëveshja e cila është arritur në zyrën time ka qenë marrëveshje në parim dhe nuk është diskutuar asnjë emër, asnjë funksion dhe asnjë pozitë nuk është diskutuar”, tha Jahjaga.

Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian pa i zgjidhe të gjitha çështjet në raport me Kosovën ka vlerësuar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor synojnë të ardhme evropiane dhe kjo rrugë sipas Presidentes nuk do të jetë e rregulluar pa fqinjësi të mirë.

“Procesi për në BE është individual për secilin shtet, çështja e marrëveshjeve e obligimeve janë parakushte themelore për procesin e integrimeve evropiane”, ka thënë presidentja Jahjaga në një intervistë për RTK.

UBT

Duhet vendosmëri më e madhe në luftën më efikase kundër korrupsionit ka thënë e para e vendit, Atifete Jahjaga, duke shtuar se “ viti 2015 duhet të jetë vit i reflektimeve të tilla, i një përgjigje më të vendosur të organeve të rendit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Ajo ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se Kosova nuk do të jetë kurrë dhe nuk do të shndërrohet kurrë as në vatër dhe as si vend kalim i këtyre veprimeve.

Sa i përket dialogut me Serbinë Presidentja ka pohuar se ky dialog duhet të vazhdojë me formatin e njëjtë, por me kohë të kufizuar.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas saj do të ketë funksionin konform kushtetutës dhe ligjeve në vend, sikurse edhe komunat e tjera të Kosovës.

Ndryshimet kushtetuese do të ndihmojnë procesin e integrimeve euroatlantike, përfshirë edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës duke thënë se është një institucion që ka kaluar në një proces të tranzicionit për 15 vjet dhe në çdo hap është bërë në përputhje me standardet më të larta të pranueshme të NATO’s.

Ajo ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke shtuar se ajo do të merret me raste individuale, por nuk do ta denoncoj betejën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi/