UBT

A po i tejkalon Thaçi kompetencat me akuza ndaj VV’së?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Daljet në terren i ka të shpeshta këtyre ditëve. Por nuk mungon as në debate televizive. E gjatë këtyre paraqitjeve mediale Presidenti Hashim Thaçi, shpesh herë hedh akuza ndaj zyrtarëve të partive të ndryshme politike.

Kreu i shtetit ditë më parë ka hedhur akuza ndaj ish zëvendëskryeministrit Haki Abazi. Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Abazi gjatë pandemisë ka shkuar tri herë në Serbi.

Krejt këto informacione Thaçi ka thënë se i ka marrë nga organet e rendit.

Akuzat e ish kryetarit të PDK’së ndaj ish zyrtarëve të lartë të LVV’së nuk u ndalën me kaq.

Thaçi në një emision televiziv tha se ish zhytarët të qeverisë Kurti kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Postë-Telekomin e Kosovës.

Ndërsa ka përmendur edhe familjarë të Vjosa Osmanit, duke aluduar se ata i kanë shërbyer ish regjimit.

ARKATANA

Megjithatë ish bashkë partiakët e Thaçit nga PDK po i arsyetojnë deklaratat e tij.

Sipas deputetit të PDK’së, i pari i vendit është duke reaguar ndaj dukurive negative.

Por për partinë e Albin Kurtit, Thaçin po e shqetëson rritja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas anëtarit të komisionit për siguri Mefail Bajqinofci, Thaçi po shpif dhe është në halucinacione.

Ndërkohë organizatat jo qeveritare kërkojnë që presidenti të ketë rol unifikues, e jo të mbaj anë.

Presidenti Thaçi ka akuzuar po ashtu familjarë të zyrtarëve të LVV-së se posedojnë laborator droge.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.