ARKATANA

A po hetohet Shpresa Bakija edhe për një lëndë tjetër në Gjilan?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas burimeve shumë të sigurta nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda në Gjilan, kryeprokurorja e PTH në Gjakovë, Shpresa Bakija është në hetim e sipër për një lëndë tjetër, e që ka të bëjë me një parashtresë e ushtruar kundër kësaj kryeprokurore me dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas të njëjtave informacione ndaj të njëjtës janë ngritur dyshime nga një ish zyrtar nga Komuna e Gjakovës, se duke keqpërdor detyrën zyrtare ka tejkaluar autorizimet e veta dhe ka shkelur të drejtat e këtij qytetari.

Uji Dea

Rajonipress ka tentuar disa herë të marr informata ma të sakta dhe për arsyen e vërtetë të ushtrimit të kësaj parashtrese ndaj të njëjtës kryeprokuroreje, por kryeprokurori Jetish Maloku, nuk pranoi të prononcohet dhe të jap çfarëdo informacioni për rastin konkret.

Siç dihet e njëjta kryeprokurore e Gjakovës ishte akuzuar për shpërdorim detyre zyrtare, bazuar në një kallëzim penal ushtruar nga BIRN në Prishtinë e pastaj e liruar nga gjykata kompetente në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.