Eko Higjiena

A po harrohet vepra e Komandant Lleshit?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Si viteve të kaluara edhe këtë vit po shënohen ditët e Komandant Lleshit. Shënimi i këtij manifestimi ka nisur i zbehtë, me një prezencë simbolike të qytetarëve.Vizita në Muzeun e Komandant Lleshit–Ridvan Qazimit tek stadiumi i KF Tërnocit, ditën e shtunë, ka shënuar fillimin e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Vizita në Muzeun e Komandant Lleshit–Ridvan Qazimit tek stadiumi i KF Tërnocit, ditën e shtunë, ka shënuar fillimin e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Me këtë rast një elaborimin rreth veprës së dëshmorit Ridvan Qazimi e bëri kryetari i Këshillit organizativ, Naim Salihu para të pranishmëve, familjarëve të Lleshit, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe një grupi të qytetarëve.

Pas vizitës që të pranishmit i bënë Muzeut, sipas programit u zhvillua ndeshja miqësore futbollistike në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit.

Të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti si dhe veprimtari Nexhat Aliu.

Eco Higjiena

Ndonëse Këshilli organizativ kishte njoftuar me kohë për mbajtjen e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, një numër simbolik i qytetarëve kanë marrë pjesë në te.

Kjo pjesëmarrje e vogël u pa edhe tek shfaqja e komedisë “Jashtë bie borë” në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pjesë e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Shënimi i rënies së Ridvan Qazimit do të vazhdojë edhe ditën e diel, 24 maj, kur në ora 13:00 nga stadiumi i fshatit Tërnoc do të marshohet deri tek vendi i rënies së komandantit, “Guart e Buajve”, ndërsa nga ora 17:00 pesë shoqëri kultuororo-artistike do të defilojnë nga stadiumi në Tërnoc e deri në sheshin e Bujanocit.

Në këtë rrugëtim do të bëhen edhe homazhe tek varri i dëshmorit, për të vazhduar më pas me festivalin e dytë mbarëkombëtar të këngës dhe valleve shqipe, me çrast në program do të paraqiten edhe shoqëritë nga Çegrani i Maqedonisë si dhe Zhegra e Gjilanit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.