Fundamenti

A po e ndihmon keqqeverisja zbrazjen e Kosovës?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Fadil Maloku – Kosova në sferën e organizimit social, atë politik, e sidomos atë ekonomik, në sytë e institucioneve kredibile ndërkombëtare po identifikohet gjithnjë e më tepër, si një “parajsë” kredibil e krimit dhe korrupsionit!

1. Andaj, s’është e rastësishme që të rinjët e grup moshave 25-35, shtegdaljen nga ky kaos; politik (sepse s’ka konsolidim të institucioneve!), ekonomik (sepse, investimet e jashtme po rrudhen!), social (sepse, mungojnë dëshmitë relevante për reduktimin e papunësisë), kulturor, (sepse, krizologjia vlerore po vazhdon), ta shohin vetëm përmes arratisjeve spektakulare apo klandestine!

KKVITI

2. Sipas indikatorëve dhe parametrave të Bankës Botërore, ikja nga Kosova është trend permanent…! Atë po e gjenerojnë si frustrimi ashtu edhe pakënaqësia ndaj qeverisjes së keqe. Ky trend, duket qē do të ketë pasoja shumë afatgjata, si në kuotimin e demografisë ashtu edhe në konfigurimin social të vendit. Ngase, prodhon reperkusione nē procesin e shtetndërtimit, sovranitetit dhe demokracisë si synime strategjike të vendit.

3. Gjithë këtë arratisje pra shprazje masive dhe të pa kontrolluar nga ana e institucioneve përkatëse, po e stimulon disi në heshtje dhe me një indiferencë të habitshme…,edhe faktori ndërkombëtar brenda Kosovës! Kështu që Kosova, ngadalë por, sigurt me këto trende pesimiste po konvertohet në një vend të pasigurt për vendasit dhe për investitorët e huaj!