UBT

A po çahet Blloku?

/ 3 minuta lexim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi, ka thënë për Telegrafin se marrëveshja e Bllokut LAN është marrëveshje të cilën VV-ja e respekton si të tillë.
Ai ka theksuar se rishikimi eventual i marrëveshjes në mes të partnerëve të bllokut LAN – nëse ata e shohin të udhës që ta rishikojnë – është çështje e tyre.

“Nëse do të bëhet një marrëveshje e re (në mes bllokut LAN) do të bëhet në bashkëpunim me ne (VV-në). Nëse do të bëhet marrëveshje tjetër do të bëhet marrëveshje për qeverisje, për program politik, për atë se cili program do të implementohet në qeverisje, dhe sigurisht si do të ndahen pozitat”, ka thënë Vrasniqi.

Ndërsa i pyetur nëse ka ndikuar luhatja e qëndrimeve në mes subjekteve të bllokut LAN, në lidhje me marrëveshjen, ai ka theksuar se “nuk kanë afektuar këto deklarata, sepse ne tek me 10 shtator jemi bërë pjesë e marrëveshjes”.

“Për ne akoma qëndron ajo që jemi marrë vesh deri më tash. Nëse ndryshohet diçka, atëherë e diskutojmë mundësin për ndonjë ndryshim te mundshëm”, shprehet Vraniqi.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar në media se realiteti që ka krijuar Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, po e imponon që partnerët e koalicionit të ulën për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Beqiri thotë se diskutimet e reja që do t’i bëj blloku pas zgjedhor do të kenë si synim ruajtjen e koalicionit të krijuar dhe gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës për formimin e institucioneve.

Hidromorava

Ndërsa, Avni Arifi, këshilltar i parë i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk mund t’i komentoj nismat politike të liderit të LDK-së.

Por, në çdo rast, Arifi nuk e sheh të nevojshme rishikimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Edhe partneri i vogël i bllokut LAN, “Nisma për Kosovën” ka kërkuar që në ndonjë mënyrë të rishikohet marrëveshja në mes të partnerëve të LAN.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka komentuar sot( të premten) edhe situatën në të cilën gjendet Kosova, pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai tha se, “jemi duke kaluar një situatë kritike dhe nuk kemi kohë të humbim”./Telegrafi/