Eko Higjiena

A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nëse kërkoni, me siguri do të zbuloni se ka një ilaç për çdo problem, nga rënia e flokëve te pagjumësia.

Prej vitesh është thënë, madje përmes studimeve të ndryshme se mundësia e të fjeturit gjumë në kohë apo “ngopja” me gjumë të mirë dhe cilësor është një problem që po cenon përditshmërinë dhe stilin e jetesës së shumë njerëzve kudo në botë.

Magnezi është vlerësuar njëherësh si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. Por, a funksionon vërtetë?

“Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

Përpos kësaj, mjekët thonë se magnezi përmirëson edhe gjendjen e përgjithshme fizike dhe mendore.

“Jo vetëm që relakson muskujt, por nxit edhe rolin e një neurotransmetuesi thelbësor për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja West Fox.

ARKATANA

Përveç kësaj, ndihmon në uljen e stresit dhe rregullimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili nëse nuk kontrollohet mund të sjellë probleme me gjumin dhe ritmin e shëndetshëm cirkadian (cikli gjumë-zgjim).

Cili është ndryshimi midis magnezit dhe melatoninës?

Ato të dyja janë plotësuese në mënyra të ndryshme. Ndërsa magnezi është një mineral që ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen për të fjetur, melatonina është një hormon që i sinjalizon trurit kur është koha për të fjetur. Kur përdoren së bashku, ato japin një efekt të fortë në përmirësimin e gjumit, reduktimin e simptomave të pagjumësisë etj.

Si ta përdorni magnezin?

Dritën jeshile të sasisë dhe mënyrës së përdorimi e merrni nga mjeku juaj, citon Anabel.

Në përgjithësi çdo suplement ka udhëzimet përkatëse të dozimit në kuti, ndërsa mjekët rekomandojnë rreth 400 deri në 420 miligramë për burrat dhe 310 deri në 320 miligramë për gratë, kjo e marrë një orë para gjumit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.