KKVITI

A ndihmon magnezi për gjumin dhe ankthin? Ja çfarë thotë shkenca

/ 2 minuta lexim
HW

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për trupin, dhe ndihmon në shumë funksione si: dhimbje muskujsh, presion gjaku, migrenë, nivel sheqeri në gjak, densitet kockash, e më shumë.

Por, ai nuk është mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për gjumin dhe ankthin.

Magnezi dhe ankthiLexo edhe:
Pesë ushqime super të shëndetshme
Virusi që përhapet nga mushkonjat

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Mund të ndihmojë në ankth të lehtë apo të përkohshëm, por jo në raste të rënda.

Studimet kanë treguar përmirësime të lehta te disa njerëz me ankth të butë, por provat janë të kufizuara dhe cilësia e studimeve është e ulët.

Në rastet me ankth serioz, ndihma profesionale mjekësore është e domosdoshme – magnezi nuk mjafton.

Magnezi dhe gjumi

Nëse ke vështirësi për të fjetur nga stresi ose ankthi i lehtë, magnezi mund të ndihmojë pak.

Por për probleme të tjera me gjumin, nuk ka prova të forta që suplementet me magnez ndihmojnë.

Eco Higjiena

Disa studime tregojnë përmirësime të vogla në cilësinë e gjumit, por shumica janë vëzhguese dhe jo përfundimtare.

Sa magnez na duhet?

Rekomandimi ditor është:310–360 mg për gratë400–420 mg për burratRreth gjysma e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez nga dieta.

Burime të mira janë: spinaqi, avokado, çokollata e zezë, arrat, farat dhe perimet jeshile.

Cilin suplement të zgjedhësh?

Magnesium glycinate është më i rekomanduari për ankth – përthithet mirë dhe ka më pak efekte anësore.

Magnesium citrate është zakonisht laksativ, oxide përdoret për migrenë, por përthithet dobët.

Filloni me doza të vogla (p.sh. 100 mg) dhe rrisni ngadalë nëse është e nevojshme.

Mos tejkaloni 350 mg/ditë nga suplementet, për të shmangur efekte të padëshiruara si presion i ulët gjaku apo diarre.

Konsultohuni gjithmonë me mjekun nëse jeni në trajtim me barna për tensionin, zemrën, antibiotikë apo osteoporozë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.