Eko Higjiena

A mundet rrushi të bëjë mrekullinë me dhëmbët?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një substancë natyrale, që e hasim rrush është zbuluar se forcon dhëmbët dhe parandalon dëmtimin e tyre, zbulon studimi i fundit. Shkencëtarët theksojnë se ky zbulim do të mund të ndalojë, që njerëzit të humbin dhëmbët e tyre, duke ndikuar që dhëmbët e tyre të janë më të fortë dhe më të qëndrueshëm për periudhë më të gjatë kohore.

Ekstraktet nga farat e rrushit – bioprodukt i verës, për kohë të gjatë ka qenë i lidhur me vetitë pozitive për shëndetin si në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe qarkullim më të mirë të gjakut, trasmeton gazeta Kosova Sot

Fundamenti

Tani, substanca mundet të reduktojë nxjerrjen e dhëmbëve duke rritur jetëgjatësinë e dhëmbit. Ekstraktet është zbuluar të forcojnë dentinën, ind ky që e forcon bazën mbi të cilën gjendet dhëmbi. Kjo do të thotë se kur dhëmbët të dëmtohen, struktura e mbetur mund të bëhet më e fortë për t’u lidhur me materialet mbushëse. ‘Kur mbushjet e dhëmbit dështojnë, dëmtimi formohet përreth dhe humbet ajo mbyllja. Ne duam ta forcojmë ndërfaqen, e cila do të bëjë lidhjen më të mirë midis rrëshirës dhe dentinës”, thotë Dr. Ana Bedran-Russo, profesoreshë.

(Kosova Sot)