ARKATANA

A mund të shërohen sëmundjet mendore me dietë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushqimi është një nga pikat më të rëndësishme për të menaxhuar sëmundjet serioze mendore, si skleroza. Në një bashkëpunim ndërkombëtar midis Universitetit të Melburnit dhe Universitetit Deakin është studiuar se mangësitë ushqimore çonin në sëmundje të shëndetit mendor. Ndërsa përcaktuesit e shëndetit mendor janë komplekse, janë zbuluar prova bindëse se të ushqyerit është një faktor kyç në rastet e çrregullimeve mendore. Dr. Vicent Balanzá (doktor në spitalin universitar “La Fe”), e semundje mendorelidhi kequshqyerjen me depresionin, sklerozën dhe çrregullimin bipolar.

Shërimi i pacientëve me vitamina: Ky lloj trajtimi për shëndetin mendor është përdorur që në vitet 1950. Mjeku kanadez Abrami Hoffer dhe disa studiues të tjerë mjekësorë filluan trajtimin e pacientëve me skizofreni me naicin ose vitaminë B12 dhe u rezultua që u kuruan 75% e pacientëve.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e shëndetit mendor, zakonisht janë ata që kanë jetesë komplekse dhe kanë dietë të varfër ushqimore, përdorin stimulues në mënyrë të tepruar të cilat çaktivizojnë vitaminën B6, shterojnë lëndët e tjera ushqyese dhe rrisin stresin oksidativ.

Cilat janë nevojat e trurit?

Për të funksionuar mirë, truri i njeriut ka nevojë për t’u ushqyer me lëndë ushqimore kyçe si acidet yndyrore omega 3, aminoacide esenciale, grupin e vitaminave B (veçanërisht folate dhe B12), vitaminë D dhe minerale si zink, magnez, hekur.

Eco Higjiena

Sheqeri në gjak: një dietë me 60-70 % yndyrna të shëndetshme, 20-25% proteina, 15-20% karbohidrate, balancon sheqerin në gjak dhe ndihmon në funksionimin e trurit.

Ndjeshmëria ndaj ushqimeve: studiuesit e shëndetit mendor gjatë kontrollit të pacientëve të tyre me skizofreni kanë konstatuar se intoleranca ushqimore mund të manifestohet si inflamacion në tru.

Yndyrnat e shëndetshme: truri ka nevojë për yndyrna të shëndetshme që të funksionojë sa më mirë. Burime të mira yndyrore janë omega 3 (salmon, sardela, tuna), farat e linit, veza, arrat etj.

Proteina: ekspertët sugjerojnë 20-25% e dietës të përbëhet nga proteina të një kualiteti të lartë, si: mish viçi, pule, peshk, vezë, fasule etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.