A mund të jetë e rrezikshme vitamina C e tepërt? Do të vini re gjashtë simptoma

/ 3 minuta lexim

Kjo është sasia e rekomanduar dhe nga çfarë varet

Vitamina C është vendimtare në forcimin e imunitetit, por këto janë arsyet pse duhet të keni kujdes të veçantë për marrjen e saj.

Kjo vitaminë është një lloj antioksidanti që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë qelizat e shëndetshme.

Reputacionin dhe aplikimin e saj të gjerë e ka fituar kryesisht në luftën kundër viruseve.

Gjithashtu ndihmon në rritjen e absorbimit të hekurit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për gratë shtatzëna dhe fëmijët si parandalim i anemisë, shkruan transmeton “Healtline”, përcjell Telegrafi.

Mjekët besojnë se për marrjen optimale të kësaj vitamine, mjafton të përfshihen sa më shumë perime dhe fruta në ushqim, vetëm në raste të jashtëzakonshme jepet suplement shtesë. Pse është kështu dhe pse nuk rekomandohet marrja e tepërt të kësaj vitamine?

Kkgjilan

Vitamina C duhet të merret çdo ditë, por asnjëherë para kafjalli! Qe kur është koha ideale për këtë suplement
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, një person mesatarisht ka nevojë për 100 mg vitaminë C, fëmijët midis 50-100 mg në varësi të moshës, vetëm për gratë shtatzëna dhe ato në laktacion rekomandohen një sasi më të madhe.

Pse është e rëndësishme të mos pini pa u konsultuar me mjekun vitaminën C, sepse mund të ndodhë një mbidozë, e cila nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të shkaktojë këto probleme shëndetësore:

▪ dhimbje stomaku,
▪ ngërçe,
▪ diarre,
▪ dhimbje koke,
▪ të përziera,
▪ probleme me gjumin

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë ata që marrin disa lloje të barnave për sëmundjet e zemrës dhe kancerin, sepse marrja e tepërt e vitaminës C mund të ndërveprojë me terapinë.

Edhe teprimi me vitamina – dëmton
Mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm për njerëzit me hemokromatozë, sepse citamina C rrit ngarkesën e hekurit në trup. Përthithja e hekurit rritet me 67% në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti. Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

Tek personat që janë të prirë për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka. Kjo dozë, është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar. /Telegrafi/