FITORJA

A mund të izolohet Kosova nga Perëndimi nëse s’ka marrëveshje me Serbinë, Kurti: Kjo nuk duhet dhe s’do të ndodhë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e konsideron planin franko-gjerman si propozim për Asociacionin.

Ai përsëritur qëndrimin se mirëpret planin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, i cili sipas tij “nënkupton një lloj njohjeje ‘de facto’.Kurti ka thënë se nuk janë serbët e Kosovës ata që po kërkojnë për autonomi, por Beogradi që po lufton pavarësinë e Kosovës.

Fundamenti

Serbët nuk po kërkojnë për autonomi. Beogradi po lufton pavarësinë tonë. Çfarë unë kërkoj është takime të nivelit të lartë për të qartësuar më shumë marrëveshjen e cila duhet të ndodhë herët apo vonë, marrëveshje që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, sepse edhe presidenti Biden, edhe kancelari Scholz e kanë përmendur normalizimin e plotë që përfshinë njohjen reciproke”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a do të jetë Kosova e izoluar nga bota perëndimore nëse eventualisht marrëveshja nuk arrihet, Kurti thotë se kjo nuk duhet dhe nuk do të ndodhë.“Natyrisht, që ne nuk duhet dhe nuk do të jemi të izoluar. Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në dhjetor kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Raportet e progresit për vendin tonë të vitit të kaluar janë më të mirat që prej kur shpalljes së pavarësisë. Pra, BE-ja po vlerëson rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të vendit tonë dhe veçanërisht, përparimin në sundim të ligjit”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.