GRANDEMALL

A mund ta përshpejtojë dobësimin uji i ngrohtë me limon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anembanë botës gjithnjë e më shumë njerëz po e aplikojnë ritualin e pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes në lukth të zbrazët.

Një numër i madh i tyre e bën këtë vetëm për humbje të peshës, por sa në fakt uji i ngrohtë me limon e përshpejton humbjen e peshës?

“Uji i ngrohtë me limon në vetvete nuk do ta përshpejtojë humbjen e peshës,” deklaroi nutrologia Alissa Rumsey, duke shtuar se “do të ishte mirë të zëvendësohet konsumi i pijeve të tjera me ujë të ngrohtë me limon ose të paktën të zvogëlohet konsumi i tyre, sepse kjo është ajo që në fund të fundit e përshpejton dobësimin.”

Uji, me limon ose jo, i ngrohtë apo i ftohtë, e stimulon punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.

Uji Dea

Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë shijen e tij duke i shtuar limon. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror.

Megjithatë, në qoftë se prisni rezultate drastike dhe afatgjata, e keni më mirë të keni kujdes dhe ta zbuloni se çfarë saktësisht është duke e shkaktuar fryrjen tuaj. Këto janë zakonisht pijet e gazuara, konsumi i tepruar i kripës, alkoolit dhe sheqerit.

Uji i ngrohtë me limon nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në dobësim, por ai do ta përmirësojë funksionimin e metabolizmit, që është pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.