Fundamenti

A merr vesh more Bektesh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

A merr vesh, more Bektesh – Na u ka bë traditë n’ mes nesh , Për me i bë punët përshesh, Me i përzije e me i bë lesh !… Në biseda vesh me vesh –

Njëri – tjetrin me e përqeshë ,
Gjithçka t’ keqe me ia m’ veshë ,
Der’ ta merr dynjaja vesh !…
Deri dje ishe me Shyqyrinë ,
Bashkë me te kishe shoqërinë ,
Kishe besën dhe miqësinë ,
Shpesh ia mësyje edhe shtëpinë !…

Njëri – tjetrit ia hëngrët bukën ,
Ia pitë kafet , ia zbrazët kupën …
Sot , rreth meje mu ke përveshë –
Po donë mikun me e përqeshë !…
Po donë mikun me e përgojua –
Gjithçka t’ keqe duke ia shtua !
Kinse n’ besë po m’ tregon mua –
Mikun tënd duke e poshtërua ?!
Po t’ tregoj mor’ i krisur kresë –
Mos m’ trego asgjë në besë ,
Se marrëzirat nuk t’i mbuloj ,

Mobi Casa

Gjithkah t’ shkoj do të tregoj !
Edhe prej meje kur ke me u çua –
Gjithçka keq do t’ shpifsh për mua !
Këtë traditë e ke ves – vesë ,
Ti, prej meje mos lyp besë !

Gjilan, më 14.02.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.