A mbetet Shqipëria pa shkuar në Evropian, nëse humb nga Serbia?
Kombëtarja shqiptare do të jetë e supermotivuar, për ta mposhtur Serbinë në Elbasan Arena më 8 tetor, shkruan Zëri.
Por, çka nëse Kuqezinjtë nuk arrijnë të fitojnë? Çka nëse ndeshjen e fitojnë serbët? A do mbeteshin pa shkuar në Francë, Cana me shokë?
Gjithçka varet nga dueli ndërmjet Portugalisë dhe Danimarkës. Në atë rast, danezët duhet të humbin ose barazojnë, për t’ia dhënë edhe një rast Shqipërisë, përcjell Zëri.
Nëse kjo ndodh (pra nëse Danimarka humb ose barazon me Portugalinë), atëherë shqiptarët duhet të fitojnë gjithqysh ndaj Armenisë në ndeshjen e fundit, për të shkuar në Evropian. /Zëri/


