RCCOLA

A keni oreks për mëngjes?

/ 2 minuta lexim

Sipas studimeve, mëngjesi konsiderohet i rëndësishëm për trupin e njeriut. Gjatë natës nivelet e hidratimit, energjisë dhe vitaminave bien. Megjithatë, ndodh që mund të mos kemi dëshirë që të hamë këtë vakt. Kjo ndodh për këto arsye:

Keni ngrënë vonë natën ose keni ngrënë shumë ushqim në darkë

Arsyeja më e rëndësishme që ju nuk do të keni oreks në mëngjes është nëse keni ngrënë natën vonë ose keni ngrënë mjaftueshëm ushqim në darkë. Nuk është keq që të shmangni mëngjesin, por sigurohuni që të jeni të hidratuar gjatë ditës dhe të merrni lëndët ushqyese të nevojshme në pjesën tjetër të vakteve tuaja.

Nivelet tona të hormoneve ndryshojnë gjatë natës

Gjatë gjumit të natës, nivelet tona të hormoneve luhaten ndjeshëm. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në oreksin për ushqim në mëngjes. Në veçanti, hulumtimet kanë treguar se nivelet e epinefrinës, e njohur gjithashtu si hormoni adrenalinë, priren të jenë më të larta në mëngjes. Kjo do të thotë se procesi i çlirimit të karbohidrateve në muskuj ngadalësohet dhe zbrazja e stomakut nga ushqimi është më e ngadaltë.

Ndiheni të shqetësuar ose të trishtuar

Eco Higjiena

Të dyja këto ndjenja të pakëndshme ndikojnë në oreksin tonë. Stresi është në gjendje të “ngrejë” nivelin e hormoneve të lidhura me stresin dhe të ulë nivelet e hormoneve të ndjenjës së urisë. Megjithatë, nuk është një rregull i përgjithshëm që të gjithë njerëzit të reagojnë në të njëjtën mënyrë nën këto ndjenja.

Jeni shtatzënë

Është e zakonshme që një grua të vuajë nga të vjellat në mëngjes gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Kjo ndodh në 80% të femrave dhe pas 14 javësh ky fenomen zakonisht dobësohet.

Shkaqe të tjera themelore

Ju po merrni trajtim mjekësor specifik, shumë antibiotikë ulin oreksin.
Nëse jeni në ovulacion, estrogjeni prodhohet gjatë ovulacionit, prodhimi i të cilit te disa gra mund të ulë oreksin.
Probleme me tiroiden.
Ekzistenca e sëmundjeve kronike.