Fundamenti

A kemi të drejtë të heshtim ?

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Nga Raif Ramabaja – A kemi të drejtë të heshtim dhe të shikojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit? Sot, kur Kosova e vogël po ballafaqohet me aq shumë probleme dhe telashe, realisht shtrohet pyetja, a kemi të drejtë të heshtim ? Një thënie popullore thotë se “Heshtja është ari por nuk është pasuri”. Por, në rastin tonë mjerisht heshtja nuk është as ari as pasuri.

A mund të jetë e vërtet se heshtja ne një farë mënyre do të thotë pranim dhe pajtim me gjendjen aktuale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin, me hajninë,me ngecje në zhvillimin ekonomik dhe papunësi të madhe, me sistemin e drejtësisë pa drejtësi,me sistemin shëndetësor që ma shumë na bënë të sëmurë se që na shëron, me sistemin arsimor që prodhon kuadro me kualifikime të dyshimta ?

Jo për të gjitha këto që u cekën më lartë, fajin e kanë edhe ata që vetën e quajnë intelektual dhe heshtin. Pra, ka përgjegjësi edhe për veprim edhe për mosveprim. E shumë intelektual heshtakë të cilët në forma të ndryshme,shpesh here edhe të paligjshme, në kolaboracion me pushtetarët i kanë rregulluar shumë mirë punët e veta dhe i kanë futur veshët në lesh, nuk munden të ikin nga përgjegjësia për gjendjen aktuale në Kosovë.

A kemi të drejtë të heshtim, kur sipas fjalës latine “Jus obrnitur vi” – forca e varros të drejtën?

Jo nuk kemi të drejtë, sepse Kosova dhe të rinjtë edhe sot po i paguajnë pasojat e ndikimit partiak dhe interesave të ngushta personale të njerëzve që janë mbi ligjin.

Ata në mos populli do ti gjykojë historia për të gjitha të këqijat që ja kanë sjellë këtij vendi, apo kanë heshtur karshi të gjitha këtyre dukurive negative.

Zgjidhja e problemit

Mendojmë se problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria Kosovare megjithatë mundën të zgjidhën (jo brenda natës) në qoftë se së pari si qytetarë e pastaj si pushtetarë vetëdijesohemi, kemi vullnet dhe përgjegjësi për t’i zgjidhë këto probleme.

( Shqiptarët + interesi shtetëror ) – ( Inati + interesi personal + zbatimi i ligjeve ) = ZGJIDJA E PROBLEMIT

Kjo formulë dukët e thjeshtë por, siguron rezultate konkrete. Në qoftë se jemi të gatshëm që interesin shtetëror ta qesim para atij personal ( e deri me tani ka qenë e kundërta ), në qoftë se i eliminojmë inatet tona dhe i zbatojmë ligjet pa dallim,në qoftë se të gjithë ata që kanë shkel ligjin në forma të ndryshme dalin para drejtësisë ashtu siç duhet të ishte, në qoftë se ka përgjegjësi, në qoftë se i kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur, rezultatet nuk do të na mungojnë.
Ne kemi ligje edhe për eksport, por çfarë fajde në qoftë se ato nuk zbatohen, ose zbatohen në mënyrë selektive. Kemi premtime më shumë se Kina, e nuk kemi kurfarë përgjegjësie për mosrealizimin e tyre.

ARKATANA

Tek ne, institucioni i përgjegjësisë dhe dorëheqjes, pothuajse fare nuk ekzistojnë. E në vendet demokratike dhe serioze edhe për më të voglin gabim apo shkelje, ka përgjegjësi, ka dorëheqje, ka dalje para drejtësisë dhe ligjit pa dallim.

Po ballafaqohemi si shtet me mungesën e ideve, pas së cilave fshihet sekreti i qeverisjes jo të mirë dhe të qëndrueshme në të gjitha nivelet, nga ai komunal e deri te ai qendror.

Duhet të vetëdijesohemi si institucione dhe qytetarë e ti thojmë jo përgjithmonë korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe të gjitha poret e jetës,ndërsa ata që kanë bërë këso vepra të dalin para drejtësisë Puna e çdo zyrtari apo politikani të matet me rezultate konkrete, me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, me nivelin e përgjegjësisë e jo me numrin e klikimeve në Facebook, apo me numrin e fotografimeve për rrjetet tjera sociale.

Të gjithë jemi dëshmitar se sot kemi një antagonizëm të paparë mes pozite dhe opozite në Kosovë. E kjo,tregon se nuk po punohet mirë si duhet, se nuk ka transparence të mjaftueshme. Në anën tjetër nga kjo tollovi, është krijuar një huti dhe pasiguri edhe te qytetarët,të cilët janë të gjykuar që ta paguajnë çmimin e lartë të këtyre punëve të liga të pushtetarëve.

Nuk duhet të pajtohemi “që për inat të rejës të na vdes edhe djali”, por, duhet të dëshmohemi se e duamë këtë vend, kuptohet vetëm me veprime konkrete dhe të ligjshme. Nuk kanë të drejtë dhe nuk munden që edhe më tutje të i qesin hi syve qytetarëve ata që vite me radhë profesionin kryesor e kanë pasur korrupsionin dhe krimin e organizuar, ata që kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, ata që janë pasuruar brenda natës në dëm të qytetarëve dhe shtetit – mafiozët.

Shikojeni se sa energji është shpenzuar nga pozita dhe opozita sidomos vitin e fundit, e këta deputet votuesit i kanë zgjedhur për zgjidhjen e problemeve e jo për krijimin e problemeve të reja për qytetarët dhe vendin. Sikur kjo energji të ishte kanalizuar në rrjedha pozitive, sigurisht se sot do t’i kishim punët më mirë se dje si shtet.

Edhe tani po vërtetohet thënia se ne shqiptarët jemi në gjendje të dialogojmë me çdo shtet apo popull tjetër, madje edhe me djallin, por, jo edhe bash lehtë mes veti. Kjo po na kushton shumë shtrenjtë edhe si shtet edhe si popull.

Me veprimet tona sot po befasohen për së keqi jo vetëm miqtë por, edhe armiqtë tanë.

E këtyre të fundit kjo gjendje ju ka ardhur si dhuratë e papritur por, shumë e dëshiruar.

Shpresojë se vetëm e vërteta mund të na pajtojë./rajonipress/