GRANDEMALL

A ka menduar ndonjëherë ta lërë futbollin? Përgjigjet Amir Rrahmani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani iu bashkua ditë më parë Napolit për ta nisur fazën përgatitore për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi kosovar është i motivuar dhe i vendosur për ta bërë një tjetër sezon pozitiv.

Ndërkohë, përfaqësuesi kosovar në qendrën e kongreseve të Dimaro Folgaridas, vendi ku po qëndron ekipi “Azzurro” në përgatitje, u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve të vegjël të Napolit.

Njëra prej pyetjeve ishte nëse ka menduar ndonjëherë ta lërë futbollin, shkruan “Gazeta Express”.

“Nuk e kam menduar kurrë këtë, sepse e dua këtë sport që kur isha i vogël. Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja të luaja në këto nivele”, theksoi fillimisht Rrahmani.

FIDANISHTJA

Ai ka folur edhe për eksperiencën që e kishte në Verona, për atë që po e kalon në Napoli, për shokët më simpatikë të skuadrës dhe për rrjetet sociale.

“Në Verona e bëmë një sezon të madh në vitin e parë në Serie A. Napoli e ka një skuadër të madhe, ishte një nder për mua të luaj për Napolin. Në futboll ka gjithmonë kritika, flitet lojë pas loje pasi loja që ka shkuar nuk çon peshë më. Prë këtë, edhe kritikat kalojnë me kalimin e kohës”, nënvizoi ai.

“Sa u përket raporteve me rrjetet sociale dhe kritikave që arrijnë prej aty, unë mund të them se i lexoj. Gjithmonë kur fiton shkruajnë fjalë të bukura, kurse kur humb është e kundërta, por ndoshta janë fjalë të vërteta”, shtoi Rrahmani.

“Të gjithë bashkëlojtarët janë pozitivë, por më simpatikët e skuadrës janë Petagna, Fabian, Di Lorenzo e Tommaso Starace”, tregon ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.