Eko Higjiena

A ka konflikt të interesit Nevzad Isufi, përgjigjet Avdyl Aliu?

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Avdyl Aliu shef i LDK-së tha se Nevzad Isufi ka konflikt të interesit dhe ai është përfaqësues i palës së tij personale dhe familjare dhe sot nuk është si shef i grupit të LVV.

Avdyl Aliu tha se projekti është në vendin e duhur dhe nuk ka asnjë arsye që të zvarriten punimet. “Ne i kemi respektuar të gjitha procedurat, madje janë mbajtur debate e tryeza të shumta dhe s`ka asnjë arsye që ne të largohemi nga ky plan projekt” tha Aliu.

Uji Dea

Madje Aliu me fakte ofroi edhe dëshmi për propozimet e ekspertëve dhe të shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në projektin e varrezave.”Varrezat duhet të jen në një vend të përshtatshëm dhe ky projekt i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret urbanistike” u shpreh Aliu.

Aliu ndërkaq tha se Nevzad Isufi ka konflikt të interesit në këtë rast sepse është përfaqësues i palës së tij personale dhe familjare dhe sot ai nuk është shef i grupit të LVV./rajonipress/