A ka Gjilani e Drita futbollist vendor, ku i kanë shkollat e futbollit?
Gjilan – Duke pare fondin e futbollistëve të Gjilanit e Dritës dhe përforcimet të cilat ishin bërë në vitin e kaluar si me futbollist një ashtu edhe më trajnerë, shtrohet pyetja se ku i kanë shkollat e futbollit këto dy skuadra?
U qua shumë pluhur para fillimit të kampionatit se këto dy skuadra të qytetit tonë do të luftojnë për kreun e tabelës së klasifikimit, importuan gjithçka që gjetën vetëm e vetëm sa për të bërë fotografi, duke treguar se janë “profesionist” por dështuan në gjysmë të edicionit të garave.
Duke i parë gabimet e tyre me sjelljen e trajnerëve dhe futbollistëve të dështuar kanë bërë që dy skuadrat Drita e Gjilani të jenë vetëm skuadra formale në Superligën e Kosovës duke i dëshpëruar shikuesit e tyre të cilët paguajnë nga 2 euro për ndeshje.
Këto dy skuadra në mesin e tyre kanë mjaftë talent, bile edhe më të mirë se futbollistët e importuar, por fatkeqësisht talentët e këtyre dy klubeve ndryshken e veniten në bankat rezerve, pa asnjë cent dhe në fund edhe i largojnë nga klubi pa kurrfarë kriteri, kjo është torturë sportive ndaj futbollistëve të rinjë të cilat sapo kanë mbushur nga 17 vjet.
Futbollistët e skuadrës së parë marrin eurot e tyre duke i dëmtuar skuadrat e tyre me kartona të kuq e të verdhë, ndërsa angazhimi i tyre është për çdo kritikë duke i nervozuar tifozët e flakët në shkallët stadiumit me teket e tyre.
Futbolli në qytetin tonë ka rrënjë të hershme kemi pasur emra të mëdhenj të futbollit, ndërsa sot shkollat e futbollit të dy skuadrave grumbullojnë fëmijë vetëm për të mirat material, ndërsa kualiteti mungon askund në botë nuk ka një trajnerë në shkolla të futbollit t`i udhëheqë nga 70-100 futbollist duke e ditur kushtet e mjerueshme të cilat ballafaqohemi.
Në mungesë të kushteve dhe anashkalimit të klubeve për talentët e tyre, këta të fundit janë të detyruar shumica prej tyre ta braktisin futbollin pasi nuk shohin kurrfarë perspektive, është mirë ata të cilët merren me futboll në mesin e këtyre dy klubeve të analizojnë se tani e 16 vite sa futbollist kanë importuar nga jashtë dhe çka kanë arritur me ato sjellje të futbollistëve dhe le të mendojnë se tani e 16 vite sa futbollist kualitativ nga shkollat e këtyre dy klubeve ka bërë emër të futbollistit.
Talenti i futbollistëve të rinj po venitet dhe nuk jemi në rrugën e duhur, nuk mund të krenohemi me punën që po bëhet në këto dy klube të qytetit.
Edhe udhëheqësit e dy klubeve e dinë shumë mirë se çfarë trajnerë kemi në vendin tonë, trajner mund të bëhesh për 20 ditë dhe atë me Licencë, nuk di se a ka ngelur ndonjë trajner pa marrur Licencë, aty merret Licenca vetëm se a ke të holla gjithçka përfundon siç është më së miri.
Dy klubet Drita e Gjilani në mesin e tyre kanë talenta të jashtëzakonshëm është si një minierë e arit, por këta talenta po përfundojnë si hekur i ndryshkur.
Nuk mund të themi se në mesin e klubeve tona nuk kemi njerëz të cilët nuk e njohin futbollin, por ata janë të pakët ndërsa shumica e tyre bëjnë sehir rreth e rrotull të klubeve të tyre, është koha që dy kryesitë e dy klubeve të Gjilanit e Dritës të pranojnë se politika e futbollit të cilët e udhëheqin është totale e gabuar, këtë e kemi vërtetuar tani e shumë vite por kjo dukuri po vazhdon ende duke mos pasur perspektivë në të ardhmen.
Sot në kushtet të cilat po jetojmë për njerëzit që po mbajnë gjallë këto dy klube duhet falënderuar nga zemra, pa ta as futboll nuk do të kishim por investimet e tyre janë të gabuara, njerëzit që po mbajnë gjallë klubet e qytetit po tradhtohen si nga individët njëashtu edhe nga futbollistët e trajnerët të cilët po sjellin në mesin e tyre, kjo dukuri për shumë vite është dëshmuar në dy klubet si në Dritë njëashtu edhe në Gjilan.
Shpresojmë se dy kryesit e klubeve do të mësohen duke analizuar tani e 16 vite se më i mirë se i yti nuk ka, më mirë se futbollisti Gjilanas që e dashuron Dritën e Gjilanin nuk mund ta dashuron një futbollist i një qyteti tjetër, mos harroni se tek ne nuk ka profesionalizëm këtu jemi nën amatorizëm andaj duhet shfrytëzuar dijen, kualitetin dhe profesionalizmin./sylejman ismajli/ rajonipress/


