UBT

A ka gjë ma taksirat

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Demir Krasniqi

A ka gjë ma taksirat –
Se kur mbesin shkollat thatë ?!

Nxënësit ikën, shkuan n’ kurbet –
Shumë shkolla na mbetën shkret !

Kur sheh shkolla thatë pa nxënës –
Mu si djepat e thatë të nënës !

Kur sheh shkolla thatë pa mësues –
Mu si gurrat pa kullues !

Kur shesh shkolla pa arsimtarë –
Mu si drithërat pa hambarë !

Kur sheh shkolla pa ditarë –
Mu si fshatrat pa fshatarë !

UBT

Kur i sheh shkollat pa banka –
Mu si muret nëpër baraka !

Kur sheh shkolla pa karrige –
Mu si stallat nëpër brigje !

Kur sheh shkolla pa tabela –
Si sharkia që s’ ka tela !

Kur sheh shkolla mbyllë nën dry –
Lot të rëndë rrjedhin nën sy !

Kur sheh shkolla të rrënuara –
T’ kapin ethe të trishtuara !

Gjilan, më 10.07.2019
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.