FITORJA

A ka fuqi parlamenti evropian të ndikojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendosja e kryetarëve shqiptarë nëpër komunat me shumicë serbe me ndihmën e Policisë që pasoi me protesta të dhunshme, Kosovës ia solli “shuplakat” më të mëdha nga aleatët

Fillimisht FSK-ja u përjashtuar nga ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Defender 2023”. Pastaj u bllokuan fonde e pezulluan në një masë ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga BE-ja.

Por, heqjen e këtyre sanksioneve e kërkoi të enjten Parlamenti Evropian. Organi legjislativ i BE-së këtë e bëri përmes miratimit të një rezolute.

Megjithatë, ajo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka ndikim direkt për largimin e sanksioneve“Në mënyrë direkte nuk ka ndonjë rrezatim për Kosovën por në kuptimin indirekt ka një ndikim shumë të madh për faktin që të gjitha institucionet e BE-së qoftë Komisioni Evropian apo edhe të tjerat kur ta marrin vendimin apo do të ulen në tavolinë për të biseduar rreth heqjes së sanksioneve merren parasyshë edhe rezulutat e Parlamentit Evropian”, tha Arbnor Sadiku, analist Këtë rezulutë ndonëse jovendimtare për sanksionet, Fidan Ukaj e konsideron mjaftë të rëndësishme.

Uji Dea

“Ky zë i qytetarëve të Bashkimit Evropian përmes deputetëve në Parlamentin Evropian është zë i fuqishëm në adresë të institucioneve tjera dhe mendoj që institucionet vendimmarrëse duhet ta marrin seriozisht dhe si zë i këtyre qytetarëve të jetë prioritet i tyre që sanksionet e vendosura ndaj Kosovës të largohen e ato fonde shumë të rëndësishme të vazhdojnë të ndahen”, tha Fidan Ukaj, analist.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani konfirmoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është përcaktuese për heqjen e sanksioneve të BE-së.
Rezoluta e Parlamentit Evropian gjithashtu fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.

/Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.