A janë të gatshme të fillojnë punën banjat rehabilituese, flet Xhevat Demiri

Gjilan – Rishikimi i masave ndaj Covid-19 po bëhet në mënyrë sistematike, me qëllim të përcaktimeve më të mira të tyre, për ta minimizuar rrezikun nga virusi në njërën anë, e në anën tjetër, për ta ruajtur shëndetin ekonomik në vendin tonë thotë Xhevat Demiri, kryesues për anti Covid pranë kabinetit të zv.kryeministrit të parë.
Postimi i plotë i Xhevat Demirit
Sot isha për vizite tek “Banja e Kllokotit”, me pronarë z. Kadrush Rexhepi, për të verifikuar gjendjen dhe gatishmërinë e këtij institucioni shëndetësor nëse është i gatshëm të hapet, me që shumë qytetarë tanë kanë nevojë për trajtim nga shërbimet që ofron ky institucion.
Të gjitha masat e përcaktuara nga IKSHPK qenkan ndërmarrë, sidomos ato që ndërlidhen me higjienën dhe sipas z. Rexhepi, “Banja e Kllokotit” është e gatshme të rihapet.
Për rastin në fjalë, përfshirë edhe për institucionet tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme, do të kërkoj nga Zëvendëskryeministri i Parë z. Besnik Tahiri që të ndërmarrë hapat konkret për lejim të punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të futë në listën e prioriteteve të hapjes së këtyre institucioneve që ndërlidhen ngushtë me shëndetin e qytetarëve ka shkruar Xhevat Demiri, kryesues për anti Covid pranë kabinetit të zv.kryeministrit të parë./rajonipress/