Fundamenti

A janë portokajtë dhe rrushi çelësi në luftimin e mbipeshës, diabetit dhe sëmundjes së zemrës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Portokajtë dhe rrushi mund ta posedojnë çelësin në luftimin e krizës së mbipeshës, thonë ekspertët. Kemikatet në të dy frytet, po ashtu, kur të jenë kombinuar, ndihmojnë në luftimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, theksojnë ekspertët.

Ekspertët nga “Warwick University”, kanë marrë substancën resveratrol, e cila gjendet në rrushin e kuq, si dhe substancën hesperetinë, e cila gjendet në portokaj, dhe që të dyja i kanë kombinuar në një pilulë të vetme. Kjo pilulë, shpresojnë ekspertët, në të ardhmen mund të ofrojë trajtim të ri në luftimin e tri sëmundjeve vrasëse. Profesori Paul Thornally, i cili ishte autor i studimit, ka thënë: ‘Ky është një zhvillim i rëndë- sishëm dhe mund të ketë një ndikim masiv në mundësitë tona në trajtimin e këtyre sëmundjeve. Pos se shpresojmë në trajtimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, mund të shpresojmë edhe në luftimin e mbipeshës. Kur të dy substancat të jepen në tandem, veprojnë në rritjen e glukozës në gjak, përmirëson veprimin e insulinës në shëndetin e artereve”.

Fundamenti

(Kosova Sot)