Uji Dea

A janë farat e mollës të ngrënshme apo helmuese?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shpesh hamë mollë, mirëpo çështja është se sa shpesh i hamë edhe farat e tyre. Ekzistojnë të tillë që i konsiderojnë të helmëta, ndërsa ka të tillë që i konsiderojnë të shëndetshmeFarat e mollëve përmbajnë bashkime bimore të quajtura amigdalinë.

Pos mollëve, amigdalinë përmbajnë edhe bademet, bërthamat e pjeshkave, të qershive dhe bojlive.

Bashkimi shërben në mbrojtjen kimike të farave, por nëse nuk e prekim nuk është e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Nëse fara është ndrydhur, e dëmtuar, është përtypur apo është në traktin e tretjes, amigdalina zbërthehet në hidrogjen cianid. Ky bashkim është i helmët, madje edhe vdekjeprurës në doza të mëdha.

Mobi Casa

Cianidi është helm i njohur i cili çrregullon qarkullimin e oksigjenit në qeliza dhe mund të shkaktojë vdekjen në afat të shkurtër, me rastin e konsumimit në doza të mëdha.

Sasi të vogla të cianidit mund të shkaktojnë dhembje koke, të vjella, mundime, dobësim dhe hutime.Për shkak të peshës së vogël fëmijët janë në rrezik të madh që të helmohen me cianid.

Nëse përpini farën e plotë të mollës nuk do t’ju ndodhë asgjë. Në të vërtetë, farat janë të mbrojtura me shtresën e jashtme nga lëngjet tretëse, prandaj mund të kalojnë nëpër lukth pa shkaktuar dëmtime.Një mollë përmban nga zero deri në 20 fara.

Pa marrë parasysh se sa fara i ka, do të jetë mirë t’i largoni farat me rastin e ngrënies së mollësLëvorja dhe pjesa tjetër e mollës janë pjesë të shëndetshme, pos në rast të përdorimit të pesticideve – atëherë rekomandohet që mollët t’i futni në ujë të vakët gjatë natës, dhe të nesërmen t’i lani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.