ARKATANA

A iu premtua Lutfi Hazirit posti i kryetarit të LDK-së?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një takim i përfolur në shtëpinë e një biznesmeni të njohur kosovar, që nuk ka fshehur simpatinë e tij ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit, duket se nuk i ka paraprirë vetëm marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar disa javë më vonë mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të PDK-së Hashim Thaçi.

Takimi mes zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së, i mbajtur në një shtëpi luksoze në lagjen po ashtu luksoze që quhet Fshati Amerikan, duket se ka pasur si temë diskutimi edhe zgjedhjet e brendshme në LDK dhe kush do të mund të ishte kryetar i radhës së këtij subjekti politik, kanë zbuluar për herë të parë detaje zyrtarë të afërt me LDK-në, që kanë njohuri për takimin.

Sipas këtyre burimeve Lutfi Hazirit po atë natë i është premtuar që si njëri nga ideatorët dhe krijuesit e marrëveshjes me PDK-në, ti ndihmohet që të vjen në krye të LDK-së.

“Me gjasë po realizohet plani i dakorduar në takimin në shtëpinë e biznesmenit të njohur në Fshatin Amerikan”, ka thënë burimi i Gazetës Blic.

Ky burim ka folur për Gazeta Blic, pas shkrimit të botuar dje në portal ku paralajmërohet mundësia që Isa Mustafa të heqë dorë nga kandidimi për Kryetarë të LDK-së.

Mobi Casa

Ky portal dje raportoi se kryetari i tanishëm i LDK-së Isa Mustafa, planifikon të tërhiqet nga gara për kreun e partisë, dhe që në ballafaqimin e mundshëm për këtë pozitë mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, ta mbështesë këtë të parin.

Media të Shqipërisë kanë qenë të vetmet që kanë shkruar për një takim dhe një marrëveshje darke në një shtëpi në Prishtinë, disa javë para se ajo të nënshkruhej. Gazeta Blic e kishte sjellë të plotë atë shkrim.

Atëbotë ndaj shkrimit, por edhe transmetimit të tij nga Gazeta Blic patën reaguar zyrtarë të LDK-së, mes tyre edhe ministri i sotëm i Financave Avdullah Hoti.

Ky i fundit disa muaj me vonë u bë njëri nga personat më me peshë të qeverisë që e shpallte të pamundshme, asaj mes LDK-se dhe PDK-së.

Takimi në fjalë çuditërisht nuk është zënë në gojë asnjëherë nga ndonjë nga partitë e Bllokut të atëhershëm./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.