FIDANISHTJA

A iu kujtohet Ismet Vejseli

/ 2 minuta lexim
HW

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi –

Çiftelisë nga malli , fort po i dridhet teli –
Pyet a iu kujtohet , burrë Ismet Vejseli ?
Kur këndonte këngën :”Ku m’ je kanë , moj Zanë” –
Kënga e tij jehonte n’ Shkup , Prishtinë , Tiranë !…
Refreni:
Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !
O, Ismet Vejseli , bir kumanovarë –
Ishte ndër këngëtarët e parë shqiptarë !
Me këngët e tija , t’ gjithë ishin krenarë –
I madh e i vogël , fshatarë e qytetarë !

Këndonte përmes valëve të Radio Shkupit –
Këngët e Ismetit , fort na dridhnin trupit !
Kur këndonte këngën :”Gjyle , dil ke vija “ –
Vallëzonin gjithë shqipet nga Maqedonia !…
Refreni:
Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

Hidromorava

Këndonte përmes valëve t’ Radio Prishtinës –
Këngët e Ismetit , fort na ngrohnin shpinës !
Kur këndonte : “Qofsh e zezë , moj bukuri “ –
Mbarë Kosova zgjohej n’ gaz e lumturi !…
Refreni:
Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

Këndonte përmes disqeve , n’ çdo shtëpi shqiptare –
Këngët e Ismetit , ishin lakmitare !
Këndonte : “Moj ti çiko , lum-o, te bunari “ –
E dëgjonte Arta , Plava e Tivari !…
Refreni:
Hej, hej ! Hej, hej ! Hej, hej !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.